×
  • Showbiz
  • Show

    Arjola Demiri: Big Brother ishte eksperiencë e bukur, por edhe më e vështira e jetës time

    Insajderi
    06 October 2023 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

    Ajo mori vëmendje të madhe gjatë asaj kohe, duke u kthyer në një nga emrat më të përfolur.

    Ylli nga Tropoja është rikthyer së fundmi në kohë, gjersa ka ndarë disa momente në rrjete sociale.

    Ish-aktorja e “O sa mirë” thekson se BBV ka qenë një eksperiencë shumë e bukur për të, por edhe e vështirë.

    “BBV ishte eksperienca më e bukur por njëkohësisht edhe më i vështiri i jetës time larg bebave”, u shpreh ajo.

    Artistja në vazhdim shtoi: “Çfarëdo që kam bërë e bëj në jetë, zgjedh të jem vetvetja e sinqertë, e fortë e dobët. Por mbi të gjitha zgjedh të jem e vërtetë”.

    E njëjta ka rrëfyer një sërë historish brenda, e po ashtu edhe atë me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ndan tre fëmijë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark