×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Armando Sadiku drejt rekordit

    Insajderi
    18 July 2022 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kartaxhena është etapa e radhës për Armando Sadikut. Skuadra e Ligës së dytë spanjolle ka zyrtarizuar futbollistin shqiptar, i cili ndryshon skuadër për herë të 20 në karrierën.

    31-vjeçari që e ka nisur në kampionatin shqiptar me skuadra si Turbina, Gramozi dhe Elbasani, është skuadra e 5-të në Spanjë për të. Sadiku ka eksperienca në Zvicër, aty ku ka kaluar shumicën e karrierës.

    Lugano e Zyrihu janë skuadrat me të cilat Sadiku është aktivizuar në 3 raste, ndërsa periudhë të shkurtër ka kaluar edhe në Lihtenshtejn me Vaduzin, Legian e Varshavës në Poloni, Erzurumspor në Turqi dhe Bolivar në Bolivinë e largët.

    Një emigrim mjaft i madh ky për sulmuesin e kombëtares shqiptare, i cili vitet e fundit ka humbur edhe ftesën në përfaqësuesen tonë. Pikërisht, kjo situata duket se ka ndikuar edhe tek stafi i kuqezinjve.

    Lojtari i vetëm i kombëtares shqiptare që ka shënuar në Europian nuk grumbullohet prej kohësh me skuadrën përfaqësuese. Një tjetër faktor është se sulmuesi ka humbur edhe nuhatjen para portës në skuadrat ku është aktivizuar së fundmi, kjo e ndikuar edhe nga dëmtimet e shpeshta. Kartaxhena shpreson shumë që Sadiku të rikthehet te forma e mëparshme dhe me golat e tij të ngjitet në elitën e futbollit spanjoll në fundin e sezonit që pritet të nis pas pak ditësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark