×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Armani Exchange sjell konceptin e ri te dyqanit në Albi Mall Gjilan!

    Insajderi
    28 February 2024 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 22 shkurt 2024, Gjilanit iu bashkua edhe një emër i modës.

    Nga eleganca urbane te eleganca e përjetshme, Armani Exchange ofron një sërë veshjesh të sofistikuara që i përshtaten çdo rasti.

    Armani Exchange është një linjë e modës e krijuar nga stilisti italian Giorgio Armani. Ky brend fokusohet kryesisht në veshjet dhe aksesorët e reja për një audiencë më të re.

    Themelimi i Armani Exchange ka ndodhur në vitin 1991, duke shfaqur një estetikë të freskët dhe të modernizuar, përmban veshje casual, sportive, dhe elemente të tjera të modës të përshtatur për një stil jetese aktive.

    Produktet e Armani Exchange përfshijnë veshje si: xhinse, bluza, xhaketa, dhe aksesorë.

    Brendi ka një ndikim të fortë urban dhe modern, duke ofruar një kombinim të elementeve të thjeshta dhe të sofistikuara.

    Përjetoni modën italiane dhe na vizitoni në Albi Mall Gjilan duke zbuluar stilin tuaj unik.

    Armani Exchange, aty ku moda takohet me të përkryeren, tashmë edhe në Gjilan!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark