Insajderi
Lajme

“Armë e gjatë AK-47, granatë”, arrestohet një person për tentim vrasjen në Bregun e Diellit, ja çka sekuestroi policia në banesën e tij

Insajderi
18 June 2024 - 19:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Armë e gjatë AK-47, granatë”, arrestohet një person për tentim vrasjen në Bregun e Diellit, ja çka sekuestroi policia në banesën e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri që ndodhi javën e kaluar në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

“Arrestimi i personit të dyshuar: H.V. mashkull 23 vjeç, nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuarit”, njoftoj policia.

Aty janë sekuestruar:
– një armë e gjatë AK-47
– një revole
– një granatë dore
– një thikë etj.

Pas intervistimit, personi i dyshuar  me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur me 13.06.2024.

Gjithçka thuhet se nis pas një mosmarrëveshje, mes të dyshuarit me disa persona.

I njëjti sipas raportuesit të rastit, bëhet me dije se e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë.

I njëjti bëhet me dije se e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë.

Vepra nga policia është cilësuar si vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe posedim i narkotikëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark