×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Armëpushim në Gaza? Macron takim me ministrat e jashtëm të katër vendeve arabe dhe komandantin e CIA-s

    Insajderi
    24 May 2024 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë këtë të premte një takim me kryeministrin, ministrin e Jashtëm të Katarit dhe ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Jordanisë.

    Në fokus të këtij takimi do të jetë situatë në Lindjen e Mesme.

    “Kjo vizitë tregon angazhimin e Francës për të punuar me ministrat arabë për të bërë gjetur një zgjidhje për të arritur një marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës ,” shpjegoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Ahmad Abu Zeid.

    Do të diskutohen gjithashtu mënyrat për t’i dhënë fund krizës humanitare dhe për të siguruar ndihmat në territoret palestineze , shtoi ai.

    Shefi i CIA-s, William Burns, pritet të jetë gjithashtu në Paris në një përpjekje për të rifilluar bisedimet e armëpushimit të Gazës me Izraelin , shkruan më tej AFP.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark