Insajderi
Botë

Arratisje masive nga një burg në Pakistan, pasi tërmeti çau muret

Insajderi
03 June 2025 - 10:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arratisje masive nga një burg në Pakistan, pasi tërmeti çau muret
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më shumë se 200 të burgosur kanë ikur nga një burg në qytetin port jugor të Karaçit pasi një tërmet dëmtoi muret e burgut, tha të martën një zyrtar lokal, sipas Anadolu, trasnmeton Insajderi.

Ngjarja ndodhi natën vonë të hënën, kur të burgosurit u arratisën përmes një muri të dëmtuar në burgun Malir, i cili ishte dëmtuar nga disa tërmete me intensitet të ulët në atë zonë që nga e diela, tha për gazetën lokale Dawn Inspektori i Përgjithshëm i Policisë në Sindh, Ghulam Nabi Memon.

Ai shtoi se policia ka nisur tashmë operacionet për arrestimin e 216 të burgosurve, dhe deri më tani janë kapur 78 prej tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark