×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrest shtëpiak për shoferin i cili shkaktoi aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Bllacë

    Insajderi
    20 June 2023 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore Publike Shkup ka marrë vendim për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale “Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”.

    I dyshuari 64-vjeçar nga Shkupi, më 17 qershor, në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar “Bllacë” në drejtim nga jugu në veri, drejtonte veturën “Volkswagen Turan” me targa të Shkupit.

    Kur ka ardhur para tunelit të “Badarit”, ku qarkullimi rregullohet me sinjalistikë të komunikacionit për shkak të punimeve në rrugë, ka bërë parakalim të një kolone automjetesh që lëviznin në të njëjtin drejtim, dhe ka shkaktuar aksidentin tragjik ku humbën jetën tre persona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark