Edvin Nevzati u arrestua me 17 prill në cilësinë e menaxhuesit të grupit famëkeq “Albkings” në Telegram, ku vazhdimisht publikohen pamjet eksplicite të grave dhe vajzave.
Arrestimi i tij ka ardhur pas raportimeve të vazhdueshme të Gazetës Insajderi lidhur me funksionimin e këtij grupi.
Kanë kaluar thuajse 5 javë nga arrestimi i Nevzatit, Insajderi ka kontaktuar avokatin e tij, Besnik Beqiri për të kuptuar detaje se deri ku kanë shkuar hetimet.
Avokati na konfirmoi se klienti i tij me vullnet e ka dorëzuar telefonin e tij tek forenzika duke iu dhënë fjalëkalimin.
Ai tha se janë në pritje që të merren në pyetje nga prokuroria.
“Ende jemi duke prit prej prokurorisë me na thirrë me na marrë në pyetje, telefonin e tij e kanë qu në ekzaminim forenzikë. Edvini e ka dhënë më vullnet tij, me iniciativë të tij e ka dhënë paswordin e telefonit hetuesisë mirëpo të hënën bëhen 5 javë prej kur ka nis procesi kundrejt telefonit mirëpo ende nuk e kanë përgatitur raportin e ekzaminimit forenzika rrjedhimisht prokurori nuk po mundet me na marrë në pyetje”, tha ai për Insajderin.
“Edvini e konsideron vetën të pafajshëm tek që e ka dhënë edhe passwordin e telefonit të vet”, theksoi avokati.
Avokati u pyet edhe mbi arrestimin e 7 personave të tjerë që ndërlidhen me këtë grup, për atë se a kanë ndonjë ndërlidhje, njohje mes tyre, por i njëjti u shpreh se “Në këtë fazë, ne jemi në terr informativ, është faza e hetimit – prokuroria nuk na ka dhënë ndonjë detaj”.
Mbyllja e grupit “Albkings” arrestimi i 7 personave, mesin e tyre një grua
Prokuroria Themelore në Prishtinë, dje ka njoftuar se shtatë persona janë arrestuar lidhur me funksionimin e grupit famëkeq “Albkings”.
Në një konferencë për media, prokuroria shpalosi arritjen e hetimeve lidhur me persona që kanë administruar me këtë grup i cili funksionon në rrjetin social “Telegram”, e ku shpërndahen fotografi e numra të telefonave, me qëllim shqetësimin e shpeshherë ngacmimin seksual.
“ Lidhur me rastin “Albkings”, ju njoftoj se Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arritur me sukses të gjurmojë, zbulojë dhe të arrestojë të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së indentiteti dhe kredencialeve. Marrë parasysh se jemi duke hetuar ende, kërkojmë që të kurseheni sa i përket pyetjeve, pasi që mund të cenojmë konfidencialitetin dhe integritetin e hetimeve. Ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa i përket veprave penale që do të ndiqen. Sot i kemi gjithsej 7 personave që i kemi në ndalim dhe jemi në fazën tjetër të zgjerimit të hetimeve edhe për personat tjerë”, ka deklaruar Gashi.
Lidhur me rastin, prokuroria apeloi tek viktimat që të paraqiten në polici ose prokurori dhe të raportojnë rastet.
Ri-hapet grupi
Përkundër arrestimeve, grupi “Albkings” është rihapur. Numri i këtij grupi ka shkuar afro 25 mijë anëtarë, aty po vazhdon linçimi ndaj grave.
Si funksiononte “Albkings”?
“Albkings”, ishte aktiv që nga janari i 2023-ës. Numëronte afro 100 mijë anëtarë. Mesazhet brenda një 24 orësh ishin të shumta, qindra-mijëra. Pjesëmarrësit e këtij grupi edhe shtantazhonin.
Mënyra se si funksiononte grupi ishte tejet e ulët.
Fillimisht publikohej një fotografi e një gruaje apo vajze, të tjerët me radhe pastaj shkruanin komente prej më të ndryshmeve. Pas fotos, iu publikoheshin të dhënat si emri e mbiemri, numri kontaktues, llogaria në Facebook apo Instagram, tutje edhe i vendosin çmimin “200-500 euro për një natë”, ndërkohë një tjetër shkruante “kjo është kurv* ta jep pa pare”, “m’doket so e Kosovës hiç” – e të tilla komente, me qëllimin e vetëm denigrimin/prishjen e reputacionit të këtyre grave/vajzave.
Përveç fotografive, publikoheshin edhe video, ku shiheshin duke kryer akte seksuale, teksa tutje vazhdonin komentet linçuese, bullizuese e degraduese.
Në një rast është parë një video tejet e rëndë, një grua më në moshë teksa shihet duke kryer akte seksuale me një fëmijë.
Rastet e tilla, të shantazhit, të kërcënimit me publikim të fotografive intime shpesh kanë ditur të përfundojnë me fatalitet. I tillë është rasti i fundit që ndodhi, në fillim të vitit në Shqipëri përkatësisht në Durrës, një grua vrau veten si pasojë e bullizmit.
41 vjeçarja kreu vetëvrasje si pasojë e hapjes së një profili denigrues në TikTok, ajo ishte nënë e katër fëmijëve. Viktima përdori një helm të rrezikshëm për t’i dhënë fund jetës, fotoksinë.
E ndjera, sipas raportimeve ka qenë nën trysninë e opinionit publik, kolegëve të punës dhe bashkëfshatarëve, pasi fotoja e saj në Tik-Tok shoqëruar me fjalë fyese kishte marrë 30.000 shikime.
Lexo edhe:
/Insajderi