×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestimi i 7 kosovarëve për shpërlarje parash, Avokatja Shefkiu kundërshton propozimin nga Prokuroria

    Insajderi
    22 February 2024 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim lidhur me kërkesën për masën e paraburgimit ndaj shtatë personave që arrestuan në aksionin e djeshëm të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale. Siç mëson Insajderi ndaj pesë prej tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ndërsa për dy të dyshuarat është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

    Kjo masë ndaj Naser Smajlit, nga avokatja e tij, Arbnora Shefkiu është kundërshtuar sepse sipas saj provat që janë paraqitur janë të pamjaftueshme.

    Ajo ka kërkuar që klientit të tij t’i jepet masa e arrestit shtëpiak duke konsideruar faktin se të njëjtit i janë sekuestruar telefonat, paratë, kompjuterat.

    “Gjykata ne te njëjtat kushte mund te caktoj një masë tjetër alternative, siç është masa e arrestit shtëpiak, masë e cila do të pengonte te mbrojturit tim te ndërmarr ndonjërën nga këto veprime si pengimi në prova të cilat pretendon prokuroria. Andaj, duke vlerësuar rethanat dhe faktin se të gjitha mjetet, telefona, kompjuter. vetura; para janë sekuestruar nga ana e prokurorisë, kjo vërteton faktin se i pamundësohet të mbrojturit tim qe eventualisht te përsëris veprën penale, gjithashtu edhe një konsultim më të mbrojturin tim propozojmë qe edhe si mase alterative të dorëzoj dokumentin eudhëtimin-pasaportën për të provuar se nuk do të largohet nga vendi e po ashtu edhe mund te caktohet edhe masa e dorëzanisë”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark