Arrestimi i Bejtullah Deliut me vëlla, reagon PDK-ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i Bejtullah Deliut me vëlla, reagon PDK-ja

    Insajderi
    01 March 2023 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas arrestimit të asamblistit të PDK’së, ka reaguar dega e kësaj partie në Rahovec. Sipas njoftimit të tyre, Deliu është larguar nga PDK’ja që nga tetori i vitit 2022.

    “Për hir të informimit të opinionit publik në Komunën e Rahovecit dhe mbarë vendit, qysh prej datës 16 Tetor të vitit 2022, Bejtullah Deliu është larguar nga radhët e PDK-së me vendim të Kryesisë së Degës së PDK-së në Rahovec. Me këtë vendim atij i është kërkuar edhe kthimi i mandatit të asamblistit”, thuhet në reagimin e tyre.

    Insajderi raporti më parë se dy vëllezërit, Bejtullah Deliu dhe Hazer Deliu janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës si të dyshuar për futje në treg rreth shtatë mijë euro në Postën e Rahovecit. Insajderi merr vesh se Bejtullah Deliu është asamblisti i Pastrisë Demokratike të Kosovës në Rahovec. Po ashtu ai ka qenë kandidat i PDK’së për kryetar të Rahovecit. Ndërsa, në momentin kur u arrestua, Deliu shërbente si menaxher në Posten e Rahovecit, ku dyshohet se i futi në treg rreth 7 mijë euro të falsifikuara, shkruan Gazeta Insajderi.

    Siç mëson Gazeta, dy të arrestuarit kanë kryer një vepër të rëndë duke iu dhënë para të falsifikuar familjeve që kanë tërhequr parat e socialit që iu dalin nga Buxheti I Kosovës.

    Dyshja, në vend të t’iu japin paratë origjinale nga Posta, ata iu kanë dhënë para fals ndërsa origjinalet i kanë future në xhepin e tyre.

    Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë mbi dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari B.D. ka kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe i dyshuari H.D.  për falsifikim të parasë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark