×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Tiranë, gjykata vendos për ekstradimin e tij në Hagë

    Insajderi
    19 September 2023 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Penale e Tiranës vendosi “pro” kërkesës për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, duke i hapur rrugë gjykimit të tij në Hagë.

    Goxhaj dhe avokatët e tij kanë pretenduar se qoftë arrestimi, qoftë kërkesa për ekstradim janë të paligjshme.

    Kjo për shkak sepse nuk mundet që fillimisht të kërkohet ekstradimi në Kosovës dhe më pas të shkojë në Hagë.

    Sipas avokatëve publikimi i emrave në “Facebook” nuk është një shkelje ligji.

    Avokati i tij e ka cilësuar si një vendim politik. Për këtë është shprehur se brenda një afati 10 ditor, do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, për të rrëzuar vendimin e sotëm./Abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark