×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Arrestimi i Noizy-t, Stresi i drejtohet Edi Ramës: Dil reago për shokun tonë

    Insajderi
    09 August 2024 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stresi, ka reaguar sërish nga arratia përmes një postimi në rrjetet sociale. Ditën e sotme ai ka publikuar vendimet e fundit të marra nga Gjykata e Tiranës, ku përfshijnë mbajtjen në burg të reperit Noizy dhe ekstradimin e tij në Kosovë, një kërkesë kjo e bërë nga Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.

    Stresi ka bërë një apel publik drejtuar kryeministrit, Edi Rama, duke kërkuar ndihmë për Noizyn.

    “Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se Stresi është në kërkim pasi akuzohet i përfshirë në sherrin që ndodhi në Pejë, me personazhin e njohur të TikTok, Medi Isenit.

    Ky reagim i reperit vjen pas kërkesës për ekstradim të nënshkruar nga Ministria Haxhiu dhe më pas me arrestimin e Noizyt në Shëngjin para pak ditësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark