Reperi i njohur shqiptar Stresi, i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, është lajmëruar sërish nga arratia. Kësaj radhe, ai ka publikuar një fotografi me Noizyn.
Me pak gabime drejtshkrimore, Stresi nga arratia po i jep “zemër” Noizyt.
“Mah bro stay strog. Ata sdo tja dalin dot”, është mbishkrimi që i ka vënë fotos ku shihet me përkrahë me reperin.
Noizy, është arrestuar në Shqipëri dhe tashmë po mbahet në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës për qëllime ekstradimi në Kosovë.
Vendimi për ekstradimin e Noizyt dhe Stresit është nënshkruar nga vet Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu, duke treguar seriozitetin e çështjes dhe përpjekjet për ta sjellë atë në përfundim.