Arrestimi i policit që shkaktoi aksidentin në Pejë, IPK: Ishte jashtë detyrës zyrtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i policit që shkaktoi aksidentin në Pejë, IPK: Ishte jashtë detyrës zyrtare

    Insajderi
    01 April 2025 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se polici në Pejë që u arrestua si i dyshuar për veprën penale “rrezikim i trafikut publik” ishte jashtë detyrës zyrtare.

    Në njoftimin e IPK’së, të cilët bëjnë të ditur se ishin në vendngjarje, thuhet se policit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Qyshk të Pejës me lëndimin e një këmbësorje i është caktuar masa e ndalimit 48-orësh, shkruan Insajderi.

    LEXO EDHE:

    Komunikata e IPK:

    IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë në fshatin Qyshk, ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

    Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:00 ku janë përfshirë një automjet (të cilën ishte drejtuar zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare) dhe një këmbësore .

    Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit si dhe njësitet tjera relevante policore, përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor.

    Bazuar në veprimet e ndërmarra hetimore të ndërmarra deri tani dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes,  zyrtari policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

    Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se polici që u arrestua si i dyshuar për veprën penale “rrezikim i trafikut publik” ishte jashtë detyrës zyrtare. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark