×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestimi i tetë doganierëve, nga Dogana deklarohen për Insajderin

    Insajderi
    18 November 2023 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale ka zhvilluar aksion në veri, ku janë arrestuar disa persona për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

    Zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se janë arrestuar tetë doganierë.

    “Nga ky aksion janë arrestuar tetë doganierë dhe një zyrtar policor për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion. Ndërsa Inspektorati Policor ka bërë arrestimin e zyrtarit policor”, tha ai për Insajderin.

    Gazeta Insajderi raportoi pak më parë se se gjatë natës dhe sot në mëngjes është zhvilluar një operacion i madh ku janë arrestuar 8 doganierë e një polic.

    Ata dyshohen për keqpërdorim te detyrës.

    Operacionin, sic merr vesh Insajderi, e ka udhëhequr Prokuroria Speciale. Burimet i kane thëne Insajderit se janë bastisur edhe 15 lokacione, te ndërlidhura me te arrestuarit.

    Lajmin për bastisje ka konfirmuar për Gazetën Insajderi ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani i cili tha se ky aksion ka të bëjë me doganat.

    Edhe Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, i ka thënë Gazetës Insajderi se aksioni është duke u zhvilluar për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

    ‘Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar ne urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark