Arrestohen dy persona, kapen në flagrancë duke kryer vjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona, kapen në flagrancë duke kryer vjedhje

    Insajderi
    10 May 2025 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona pasi janë kapur duke kryer vjedhje në një depo në Zveçan.

    Në njoftimin e policisë thuhet se më datë 10.05.2025, rreth orës 04:00, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri ka pranuar një informacion nga një qytetar, i cili kishte vërejtur përmes kamerave të sigurisë se në një depo (pijesh) në fshatin Grabovc ishin parë disa persona të dyshimtë duke kryer vjedhje.

    Njësitë policore janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    “Gjatë ekzaminimit është konstatuar se një dritare e objektit ishte hapur me forcë, ndërsa jashtë, përmes dritares së hapur, ishin hedhur disa paketime me qumësht. Në vendin e ngjarjes janë vërejtur edhe gjurmë gjaku, që dyshohet se kanë mbetur gjatë veprimeve të personave të përfshirë në rast. Pas aktivizimit të sistemit të alarmit, dyshohet se ata janë detyruar të largohen nga objekti në mënyrë të shpejtë”, vijon njoftimi.

    Tutje, theksohet se njësitë patrulluese kanë ndjekur gjurmët që dilnin nga vendi i ngjarjes, përfshirë edhe gjurmët e gjakut, të cilat i kanë çuar deri te një shtëpi e pabanuar.

    “Aty janë hasur dy persona të dyshuar: një femër me inicialet S.M. (39 vjeçe) dhe një mashkull me inicialet E.H. (43 vjeç), të cilët dyshohet se janë autorët e këtij rasti. Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i dyshimtë, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë në pronësi të personit të dyshuar E.H”, thuhet në komunikatë.

    Të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa të gjitha veprimet policore janë paraqitur te Prokurori i Shtetit, me vendim të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark