Insajderi
Lajme

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë: Kapen me kombi të mbushur me mallra të kontrabanduara

Insajderi
18 October 2026 - 08:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë: Kapen me kombi të mbushur me mallra të kontrabanduara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kontrabandim mallrash dhe shmangie të tarifave doganore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40. Njësitë e Sektorit të Hetimeve të Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll një automjet transportues (kombi) me targa vendore, në të cilin udhëtonin dy të dyshuarit.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme mallrash të ndryshme, duke përfshirë barna, produkte higjienike, bizhuteri, veshmbathje, pajisje teknologjike, kompjuterë, laptopë dhe telefona celularë.

Të dyshuarit kanë deklaruar gjatë intervistimit se mallrat i kishin sjellë nga Maqedonia e Veriut, por nuk kanë paraqitur dokumentacion që dëshmonte importin e tyre të ligjshëm.

“Në cilësi të provës materiale përveç mallrave të gjetura është sekuestruar edhe automjeti transportues. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thotë PK.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark