×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen dy persona në Istog, dyshohen për vjedhjen e një veture

    Insajderi
    25 January 2024 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona në Istog, ata dyshohet se kanë vjedhur një veturë të tipit “Passat”.

    Sipas njoftimit të PK-së, kjo veturë ishte vjedhur më 23 janar.

    “Të dyshuarit me inicialet M.H., i lindur në vitin 2000 dhe K.V., 2002, kanë thyer derën e garazhit dhe kanë vjedhur veturën më 23 janar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Vetura e vjedhur është konfiskuar dhe i është kthyer pronarit, e rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.

    Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark