×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen dy persona në Prishtinë për të cilët ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar

    Insajderi
    15 November 2023 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, të kryer në Austri.

    Bëhet e ditur se policia ka kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme në rrethinë të kryeqytetit.

    “Gjatë bastisjeve, në cilësi të dëshmive materiale janë sekuestruar një sasi e stolive të arit, dy automjete si dhe 156 fishek të kalibrit 9 mm”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Raporti i plotë:

    “Austri 12.12.2022-15.01.2023. Lidhur me rastin, njësitë policore në koordinim me prokurorinë dhe gjykatën kompetente, me datë 14.11.2023 kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ndaj të cilëve ishte i lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për veprat penale të kryera në Austri, si dhe kanë kryer bastisje ne 4 lokacione të ndryshme ne rrethinën e Prishtinës. Gjatë bastisjeve, në cilësi të dëshmive materiale janë sekuestruar  një sasi e stolive të arit, dy automjete si dhe 156 fishek të kalibrit 9 mm. Të dyshuarit me aktvendim te prokurorit kompetent janë dërguar ne mbajtje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark