×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen dy persona në Shtime, rrahën një burrë

    Insajderi
    30 January 2024 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Shtime, pasi të njëjtit ishin përleshur me një person fizikisht.

    Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

    “Lëndime trupore kanë pësuar edhe dy të dyshuarit të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

    Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Raporti i plotë:

    Shtime / 29.01.2024 – 10:40. Janë arestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit ishin përleshur fizikisht me viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e përleshjes viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Gjatë incidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy të dyshuarit të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark