Insajderi
Lajme

Arrestohen dy persona nën dyshimin për kontrabandë me pije alkoolike

Insajderi
14 April 2016 - 09:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Korminjan të Kamenicës nën dyshimin për kontrabandim të pijeve alkoolike.  Siç njofton policia, të dyshuarit janë arrestuar gjatë kohës kur ata nga shtëpia e njërit nga të arrestuarit kanë tentuar që të ngarkonin në vetura 138 arka me pije alkoolike.

Të arrestuarit janë të nacionalitet serb, dhe me urdhër të prokurorit pijet alkoolike janë konfiskuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë arrestuar 12 persona, prej të cilëve 10 janë në mbajtje./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark