Insajderi
Lajme

Arrestohen dy persona pasi sulmuan me thikë një tjetër për fajde

Insajderi
16 June 2016 - 11:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona që dyshohet të kenë sulmuar me thikë një mashkull në Suharekë.  Dyshohet se motivi i këtij rasti ka të bëjë me fajde.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Sic njofton policia, njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar një shufër metalike dhe një automjet. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.

Policia njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar gjtihsej 12 persona si të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.  Nëntë prej tyre janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark