×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen gjashtë persona në Suharekë, u përleshen fizikisht në një lokal

    Insajderi
    11 January 2024 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë arrestuar gjashtë persona në Suharekë, pas një përleshje fizike në një lokal.

    Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, përleshja mes gjashtë personave ka filluar pas një mosmarrëveshje, duke pësuar edhe lëndime të lehta trupore, dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

    “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në mbajte për 48 orë janë ndalur B.C. (viti i lindje 1981) F.C. (viti i lindjes 1986), L.C. (viti i lindjes 1991), L.C. (viti i lindjes 1991) dhe E.G. (viti i lindjes 1996) të gjithë meshkuj kosovar shqiptar, ndërsa i dyshuari i gjashtë E.S. (viti i lindjes 2000) me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    Ndaj të gjithë të dyshuarve, Policia ka bërë me dije se do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ rast i cili do to përcillet në Prokurorinë Themelore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark