×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen katër persona në një “sallon masazhi”, njëra është zyrtare e ATK-së

    Insajderi
    01 December 2018 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës, gjatë një aksionin në një një ‘Sallon masazhi’ në Prishtinë, ka identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar.

    Të arrestuarit janë një mashkull  M.D. (viti i lindjes 1986) dhe tri femra  L.D. (viti i lindjes 1982),  A.B. (viti i lindjes 1989), L.L. (viti i lindjes 1977).

    “Personi i dyshuar (L.L.) zyrtare në ATK-ë, dyshohet se në vazhdimësi duke keqpërdorur autoritetin zyrtar, me qellim të përfitimit ka ndihmuar të dyshuarit tjerë në kryerjen e veprave penale dhe po ashtu dyshohet se  ka kryer edhe veprën ‘Ushtrim i ndikimit’”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Sipas policisë, personat e dyshuar të cilët janë arrestuar nën dyshim për  përfshirje në veprat penale: ‘Ofrimi i lokaleve për prostitucion’, ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrim i ndikimi’, ‘Mbajtja në pronësi kontroll apo posedim i armës’ dhe ‘Bashkëkryerja’.

    Policia si prova materiale ka konfiskuar: 1 arme zjarri me një karikator dhe dy fishekë të njëjtës armë, 6 (gjashtë) telefona mobil, para në vlere 820 euro dhe 20 franga  (tetëqind e njëzet euro dhe njëzet franga) dhe dokumente të ndryshme

    Të dyshuarit me  aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Lagja e Prishtinës që po terrorizohet nga kumarxhinjtë dhe prostitutat

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark