×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen pesë persona, sulmuan fizikisht dy persona të tjerë – U përdor edhe arma

    Insajderi
    26 April 2024 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.

    Sulmi dyshohet se ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje mes tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    Po ashtu, sipas policisë, ka dyshime se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, pasi që në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë.

    Janë arrestuar pesë të dyshuar në Prishtinë pasi që ata pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishin

    Policia ka njoftuar se dy viktimat dhe njëri prej të dyshuarve kanë pranuar trajtim mjekësor.

    Të gjithë personat e përfshirë në incident janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark