×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohen shtatë të mitur, dyshohen për zjarrvënie në një shkollë të Lipjanit

    Insajderi
    12 April 2023 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtatë të mitur janë arrestuar për zjarrvënie në një shkollë të Lipjanit.

    Sipas njoftimit e Policisë, të dyshuarit janë arrestuar për veprën penale vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie një ditë më herët në një shkollë në Magure.

    “Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie të raportuar me datën 11.04.2023, në një shkollë në fshatin Magure”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Me vendimin e prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.

    “Personat e arrestuar që të gjithë të mitur me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, shkruan Policia e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark