×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ku është djali, nuk është gjallë ai”- Nëna e traumatizuar kërkon djalin pas aksidentit në Shqipëri

    Insajderi
    24 May 2024 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.

    Raportohet se një mjet tip “Ford” që drejtonte Fabjol Ibraliu ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave

    Top Channel raportoi mbrëmjen e djeshme se forcat e kërkimeve mbërritën në vendngjarje për të gjetur drejtuesin e mjetit, i cili nuk dihet se ku është dhe as mëngjesin e sotëm nuk ka asnjë shenjë prej tij.

    Policia dhe zjarrfikësit kanë kërkuar deri në orën 4 të mëngjesit, por pa asnjë rezultat.

    Në një video të publikuar, shihet nëna e drejtuesit të mjetit të zhdukur, i cili kërkon të birin dhe pyet ku është i biri.

    Mes të bërtimave dhe ulërimave ajo thotë se djali i saj ka vdekur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark