×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen tre persona në Malishevë, postuan video me armë në rrjete sociale

    Insajderi
    03 January 2024 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë arrestuar tre persona të dyshuar në fshatin Carrallukë-Malishevë pasi që kishin postuar video në rrjete sociale ku ishin parë duke përdorur armë.

    Tre të dyshuarit, Xh.H., H.H., dhe E.H., meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës janë arrestuar mbi dyshimin se të njëjtit ishin përfshirë në veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    Si dhe janë konfiskuar:

     Dy (2) armë zjarri të gjata,

    Tri (3) armë zjarri të shkurtra (pistoleta) dhe

     Njëqind e njëzet e tetë (128) fishekë

    Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark