×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohen tre zyrtarë të Postës në Kaçanik, dyshohet se rrezikuan t’i shkaktonin dëme të mëdha financiare ndërmarrjes

    Insajderi
    30 May 2023 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    R.L., K.Z. dhe A.Ç, zyrtarë të Postës së Kosovës në Kaçanik, janë arrestuar nën dyshimin se kanë falsifikuar nënshkrimin e konsumatorëve në 28 dërgesa. 

    Sipas një njoftimi për media të Policisë së Kosovës, me këtë veprim të dyshuarit kanë rrezikuar kontratën e Postës së Kosovës me një kompani, me pasoja të mëdha financiare, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Ferizaj, pas veprimeve hetimore për një periudhë kohore disa javore, ka arritur të siguroj dëshmi se të dyshuarit me iniciale (R.L.), (K.Z.) dhe (A.Ç.)  zyrtarë të postës – dega në Kaçanik, gjatë ushtrimit të detyrës në vazhdimësi nga 01.12.2022 deri 31.12.2022, kishin manipuluar në librin e dorëzimit të Dërgesave të Regjistruara të kësaj Zyre Postare, me dyshimin se në 28 dërgesa janë falsifikuar nënshkrimet e konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    “Në këtë mënyrë personat e dyshuar të lartcekur me iniciale- Zyrtarë të Postës së Kosovës, kanë rrezikuar kontratën mes Postës së Kosovës dhe një kompanie, me pasoja të mëdha financiare, në dëm të Postës së Kosovës”, vijon njoftimi i policisë.

    Tre të dyshuarit janë ndaluar për 48-orë, për veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark