Insajderi
Lajme

Arrestohet 25-vjeçari Ferizaj që kishte urdhërarrest aktiv, i konfiskohet një armë zjarri

Insajderi
23 May 2026 - 08:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet 25-vjeçari Ferizaj që kishte urdhërarrest aktiv, i konfiskohet një armë zjarri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 25-vjeçar L.T. në fshatin Sojevë të Ferizajt, i cili kishte urdhërarrest aktiv.

Policia tha se mbrëmë rreth orës 23:25, patrulla e Njësisë Rajonale te Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë realizimit të një pike kontrolli në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndaluar për kontroll një veturë të tipit Opel Meriva me targa vendore.

Gjatë verifikimit të pasagjerit, personi me inicialet L.T.(25 vjeç), kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ndërsa posedonte me vete një armë zjarri-pistoletë me pesë fishekë.

Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë reaguese.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit.

Me vendim të prokurorit të shtetit, iniciohet rast për armëmbajtje pa leje, ndërsa i dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit, burgim prej 20 ditësh, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark