×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet burri që dyshohet se vrau bashkëshorten në Pejë

    Insajderi
    16 April 2024 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në Pejë ndodhet prapa grilave. Policia e Kosovës ka arritur që shumë shpejt të kap dorasin.

    I dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij të martën në mëngjes në Pejë ndodhet aktualisht në mbajtje në Stacionin Policor, tha sot zëdhënësi i policisë, Driton Rugova.

    Rugova tha se viktima, grua, ka vdekur në vendin e ngjarjes.

    “Sot rreth orës 08:05 minuta, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Vlen të ceket se i dyshuari për rastin është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje në stacionin policor në Pejë”, tha Rugova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark