×
  • Lajme
  • Insajderi

    Burri që ushtroi dhunë ndaj gruas dhe djalit 8 vjeçar gjendet në statcionin policor – Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    19 October 2022 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është ftuar në Polici bashkëshorti i qytetares suharekase, Lumnie Karaxha, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj kësaj të fundit dhe djalit 8 vjeçar.  

    Bëhet e ditur se personi që ushtroi dhunë ndaj Lumnie Karaxhës dhe djalit të tij ishte në burg shtëpiak, por tash pas publikimit të videos së gruas së tij është duke u intervistuar nga policia në Suharekë.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur Shaqir Bytyqi nga Policia e Prizrenit.

    “Na e dim që për aktin e njëjtë personi ka qenë në arrest shtëpiak dhe tash pasi që ka dal video – incizimi, personi është duke u intervistuar dhe momentalisht është në stacionin policor në Suharekë.

    Ndryshe, në emisionin “N’Frekuencë me Robin”, Lumnie Karaxha ka rrëfyer se si bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe djalit 8 vjeçar. Ajo ishte kyçur edhe me kamerë, ku u shfaq duke qajtë.

    “Jam Lumnie Karaxha nga Suhareka, vlla unë jam nda prej burrit, kam pasur dhunë në familje, djalin u kanë tu ma mytë burri, kur kam hy në dhomë e kam pa që e ka kap për fyti. Kamën ende e ka në zavoja që na ka kap me dhunë më na shti në kerr”- ka thënë ajo në një telefonatë në emisionin “N’frekuencë me Robin” që transmetohet në ATV, shkruan Insajderi.

    Zonja Lumnie shton se bashkëshorti i saj edhe e ka kërcënuar, duke i thënë se nëse nuk ia heq akuzën do ta vret.

    “Nëse nuk ma heq akuzën ka kërcnu që kom me ta vra ja nanën, ja djalin. Me zor t’u na shti në kerr, t’u na kap për fyti, deshta me t’u lutën dikush të na ndihmon. Jam t’u jetu me qira në Suharekë e kam një djalë, shteti nuk po merr asgja parasysh, pasi të gjitha kërkesat po më refuzohen” – tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark