×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet ‘Cuci’, i dyshuari për tentim-vrasje në Kolovicë

    Insajderi
    25 April 2024 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fitim Doda, i njohur me nofkën ‘Cuci’, është dorëzuar pranë Policisë së Kosovës, si i dyshuar për tentim-vrasjen në Kolovicë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, ku thuhet se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Fitim Doda dhe Arijan Sijarina dyshohen për tentim vrasjen në lagjen Kolovicë, ndërsa vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha po kërkohen për vrasjen e rëndë. Sirjana dhe vëllezërit Berisha ende ndodhen në arrati. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark