Është arrestuar Edon Bujupin, personin i cili dyshohet se vrau vjehrrin e tij, Ali Kosova në Prishtinë.
Kështu ka mësuar Insajderi nga burime të mirë-informuara brenda policisë.
Rasti ka ndodhur dy ditë më parë, me 29 nëntor.
Bujupi po dyshohet se ka therur me thikë babanë e gruas, 52 vjeçar në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima nuk ka mundur të ju bëj ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.
“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, thuhej në raport.
Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ishte dërguar në IML për obduksion./Insajderi