×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Arrestohen disa shqiptarë në Spanjë, transportonin lëndë narkotike

    Insajderi
    07 April 2024 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një bandë kriminale me shqiptarë, holandezë dhe lituanezë është goditur nga policia spanjolle pas sekuestrimit të një sasie me lëndë narkotike (kokainë) të fshehur në thasët me pelet për ngrohje që po transportoheshin me kamion.

    Janë arrestuar pesë persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës në shkallë të gjerë përmes përdorimit të kontejnerëve detarë të ngarkuar me fishekë, shkruan TopChannel.

    Policia sekuestroi 16 tonë pelet. Ndërsa pas kontrollit të bërë në dy magazina të grupit kriminal, u gjetën dhe sekuestruan 5 kilogramë drogë sintetike, 3965 euro kesh si dhe mjete të tjera që shërbenin për paketimin e drogës.

    Trafikantët përdornin portet spanjolle për të kaluar drogën të fshehur në kontejnerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark