×
  • Lajme
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Arrestohet Drejtori i Ujësjellësit në Shqipëri, dyshohet se vodhi në shtëpinë e Benzemas

    Insajderi
    07 May 2022 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me urdhër të autoriteteve spanjolle, policia shqiptare ka arrestuar Drejtorin e Ujësjellësit në Laç, Alfred Prodanin, pasi ky i fundit dyshohet se ka grabitur në shtëpinë e lojtarit të Real Madrid, Karim Benzema.

    Ngjarja në shtëpinë e sulmuesit francez ka ndodhur më 27 shkurt të vitit 2019, teksa Reali po luante El Classicon me Barcelonën.

    “Operacioni “Coruna” ku policia e Kurbinit kap në Laç shtetasin Alfred Prodani, 41 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjës, për veprën penale ” Vjedhje me dhunë”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare. /TopChannel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark