Insajderi
Lajme

Arrestohet i dyshuari i katërt për vjedhjen e mijëra eurove dhe arit në Leposaviq

Insajderi
22 August 2026 - 21:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet i dyshuari i katërt për vjedhjen e mijëra eurove dhe arit në Leposaviq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar edhe të dyshuarin e katërt për vjedhjen e rëndë në Leposaviq.

Në njoftim thuhet se, i dyshuarit, L.B. (i mitur), është arrestuar në pikën kufitare Jarinjë, në hyrje të Republikës së Kosovës, ku gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur 5 mijë e 750 euro dhe 2 mijë dinarë, që dyshohet se janë të përfituara nga rasti i vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Në vazhdimësi të njoftimit të datës 21.08.2026 lidhur me rastin e “Vjedhjes së rëndë”, të raportuar në Leposaviq, ku nga një shtëpi ishin vjedhur 12,000 euro, 40,000 dinarë dhe dy zinxhirë ari, Policia ka arritur të arrestojë edhe personin e katërt të dyshuar.

I dyshuari L.B. (i mitur), është arrestuar në pikën kufitare Jarinjë, në hyrje të Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur 5,750 euro dhe 2,000 dinarë, që dyshohet se janë të përfituara nga rasti i vjedhjes.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt.

Policia mbetet e përkushtuar që personat që kryejnë vepra penale të arrestohen dhe të sillen para organeve të drejtësisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark