×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë

    Insajderi
    05 May 2024 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar i dyshuari që tentoi t’ia vë flakën shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24 orësh.

    Rasti po hetohet si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Zjarrvënie në tentativë”.

    “ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË / ZJARRVËNIE NË TENTATIVË- Prishtinë / 03.05.2024 – 18:05. Më 04.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me tentimin për vënien e zjarrit në një klasë të një shkolle. I dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

    Ndërkaq dje Policia ka njoftuar se dy persona të dyshuar duke thyer dritaren e shkolles, kanë hedhur lëndë djegëse dhe kanë tentuar t’ia ënë flakën objektit.

    Mirëpo pasi janë vërejtur nga personeli i shkollës, ata janë larguar.

    “DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË – Rr. Josip Rela, Prishtinë 03.05.2024 – 18:05. Raportohet se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur lëndë djegëse-benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark