Insajderi
Lajme

Arrestohet i dyshuari që u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së dhe kanosi me armë një person

Insajderi
29 October 2026 - 10:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet i dyshuari që u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së dhe kanosi me armë një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar pasi dyshohet se u prezantua rrejshëm si zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe kanosi me armë një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Prizren dhe u iniciua si “Kanosje” dhe “Prezantim i rremë”.

Në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën një armë e 28 fishekë, të cilat i kishte me leje.

“Prizren  27.10.2026 – 23:50. Ankuesi viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesi, gjithashtu ka deklaruar se i dyshuari është prezantuar si zyrtar i AKI-së. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me dy karikatorë dhe 28 copë fishekë për të cilat i dyshuari kishte leje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark