Insajderi
Lajme

Arrestohet i riu në Gjilan, kërkohet nga gjykata për sulm seksual

Insajderi
18 October 2023 - 14:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet i riu në Gjilan, kërkohet nga gjykata për sulm seksual
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia në Gjilan ka njoftuar se sot është arrestuar një 23 vjeçar në Gjilan.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dënim burgimi prej një viti për veprën penale “Sulm seksual”.

Pas përfundimit të procedurave, ai është dërguar në vujatje të dënimit.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan me datën 18.10.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin S.R. (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë me dënim burgimi prej një (1) viti për veprat penale ‘’Sulm seksual’’. Pas përfundimit të procedurave i  njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark