×
  • Sport
  • Sport

    Arrestohet legjenda e kombëtares braziliane, nuk pagoi detyrimet ndaj ish-bashkëshortes

    Insajderi
    14 September 2023 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga fusha e blertë te lajmet gjyqësore. Në moshën 69-vjeçare, Serginho Chulapa, qendërsulmuesi brazilian që u eliminua në Kupën e Botës 1982 në Spanjë nga Italia, e cila më pas u bë kampione bote, është bërë sërish kryetitull.

    Por këtë herë, futbolli nuk ka asnjë lidhje me të. Ndaj ish-sulmuesit të “Seleçao” kishte një urdhër arresti për mospagimin e alimentacionit ndaj ish-bashkëshortes, akuzë që në Brazil kushton burgun.

    Serginho u njoh nga një polic dhe u arrestua në një pikë karburanti në Santos. Në fund të gushtit, Serginho Chulapa humbi shtëpinë e tij në Sao Paulo për shkak të tarifave të bashkëpronësisë.

    Ish-futbollisti nuk i kishte paguar që nga viti 1996 dhe kishte grumbulluar rreth 140 mijë euro borxhe. Prona është nxjerrë në ankand me vendim gjykate. Serginho Chulapa u mbrojt duke shpjeguar se nuk jetonte më në pronë që nga viti 1994, kur u nda nga gruaja e tij, e cila kishte mbetur me shtëpinë.

    Gjatë gjithë karrierës së tij, Serginho Chulapa ka qenë protagonist i disa episodeve të diskutueshme. Në vitin 1978, kur veshi fanellën e San Paolos, u skualifikua për 14 muaj, dënim që më vonë u reduktua në 11 muaj, për shkak se kishte shkelmuar anësorin e linjës.

    Siç kujton “Gazzetta dello Sport”, disa vite më vonë, kur mbante rolin e trajnerit, dhe pikërisht në vitin 1994, sulmoi një gazetar gjatë intervistës pas ndeshjes dhe u shkarkua nga Santos.

    Deri më sot, Serginho Chulapa mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Sao Paulos. Me fanellën e klubit Paulista shënoi 242 gola në 399 ndeshje, në të gjitha garat zyrtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark