Insajderi
Lajme

Arrestohet në Londër Xhemail Nuhiu, i kërkuari për vrasjen e Muhamet Matoshit në Hajvali

Insajderi
27 October 2025 - 21:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet në Londër Xhemail Nuhiu, i kërkuari për vrasjen e Muhamet Matoshit në Hajvali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka marrë fund arratisja e Xhemail Nuhiut, i akuzuar për vrasjen e Muhamet Matoshit në Hajvali të Prishtinës.

Top Channel, duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër, thotë se përpara kësaj gjykate ka dalë Xhemail Nuhiu, 47 vjeç.

Ai është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës pasi akuzohet se më 11-8-2025 ka vrarë Muhamet Matoshin në Hajvali të Prishtinës.

Nuhiu është arrestuar nga skuadra e gjurmimit të të kërkuare në policinë Metropolitane në Londër.

Njësia e Hetimeve të Përgjithshme, që vepron në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, kishte shpallur në kërkim Xhamail Nuhiun.

Insajderi kishte sjell detaje ekskluzive për rastin:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark