Insajderi
Lajme

Arrestohet në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoni të Veriut

Insajderi
05 December 2023 - 22:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoni të Veriut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ljupço Palevski – Pallço është arrestuar në Turqi. Ai është i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi i Maqedonisë së Veriut.

Palevski është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, si dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Sonte është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.

Ministria e Punëve të Brendshme atje ka njoftuar se do të ketë konferencë për shtyp në ora 22:30.

Sonte në Gjykatën Penale janë sjellë edhe të dyshuarit e tjerë, ku gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë për propozimin e prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit. /Alsat


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark