×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet nënshtetasi holandez në Malishevë pasi sulmoi policët

    Insajderi
    12 August 2022 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar në Malishevë një person me nënshtetësi holandeze. Sipas policisë ai kishte urdhër arrest, por se gjatë arrestimit i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.

    Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar dhe policët kanë marrë tretman mjekësor.

    Rr. Skenderbeu, Malishevë 11.08.2022-16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi Holandeze pasi ai kishte urdhër arrest nga gjykata, gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark