Forcat tuniziane të sigurisë arrestuan nipin e agresorit të Berlinit dhe dy persona të tjerë një ditë pasi njeriu që përplasi kamionin në tregun e Krishtlindjeve të kryeqytetit gjerman, u ekzekutua nga policia në Itali.
Ministria e Brendshme tunizjane tha se tre të ndaluarit e moshave nga 18 deri në 27 vjeç, ishin pjestarë të një celule terroriste. Prangosjet e tyre u bënë gjatë natës. 24-vjeçari Anis Amri u vra në Milano pas ndalimit nga një patrullë policie në një kontroll rutinë dokumentash.
Sulmi i 19 dhjetorit në Berlin shkaktoi vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e rreth 50 të tjerëve.Një biletë treni e gjetur në xhepin e Amrit dëshmon se ai kishte udhëtuar me trenin e shpejtë nga Franca për qytetin verior italian të Torinos, prej nga kishte marrë trenin rajonal për në Milano.
Përgjegjësinë e ngjarjes së rëndë të Berlinit e mori përsipër Shteti Islamik. /Insajderi.com