×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet një 26-vjeçar në Kamenicë, gjenden prova se ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të vjedhjeve

    Insajderi
    01 September 2023 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Rajonit të Gjilanit ka njoftuar se në Kamenicë është arrestuar një 26-vjeçar me inicialet T.M, që dyshohet të jetë përfshirë në së paku tri raste të veprave penale “Vjedhje” dhe “Dëmtim i pasurisë”.

    Sipas njoftimit të Policisë, rastet kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në Kamenicë.

    “Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të veprave penale si ,,Vjedhje’’ dhe ,,Dëmtim i pasurisë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në qytetin e Kamenicës.

    Intervistimti i të dyshuarit është bërë në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark