Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, burrë dhe grua janë dërguar në mbajtje pasi kishin deklaruar rrejshëm se janë sulmuar nga një femër e panjohur.
Çifti i kishin shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit, për të cilën nuk dihet motivi.
Ferizaj 29.10.2024 – 22:00. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin gjatë intervistimit të viktimave (çift bashkëshortor), të cilët paraprakisht kishin deklaruar se janë sulmuar nga një femër e panjohur me thikë gjatë hetimeve është vërejtur se deklarimet e tyre kanë qenë të rreme dhe lëndimet i kanë shkaktuar njëri-tjetrit në banesën e tyre. Motivi i rastit nuk dihet. Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është ndërruar statusi nga viktima, në të dyshuar janë arrestuar dhe pas trajtimit mjekësor janë dërguar në mbajtje.