Insajderi
Lajme

Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi mbi 176 mijë dollarë në shtëpinë e një shtetasi të SHBA’së

Insajderi
21 April 2026 - 19:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi mbi 176 mijë dollarë në shtëpinë e një shtetasi të SHBA’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Pejë, ku nga një shtëpi në rrugën “Ndue Përlleshi” janë marrë shuma të mëdha parash.

Sipas policisë, rasti është raportuar më 26 janar 2026 nga një shtetas me banim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ka deklaruar se nga shtëpia e tij janë vjedhur 176.900 dollarë amerikanë dhe 3.750 euro, të cilat ndodheshin në një sef.

“Ankuesi ka deklaruar se në shtëpinë e tij në rrugën e lartcekur, në sef ka lënë një shumë të hollash prej 176.900 dollarë amerikanë dhe 3.750 euro, të cilat i janë vjedhur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas hetimeve intensive nga Sektori Rajonal për Hetime në Pejë, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarën për këtë rast.

Policia njofton se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark