×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve

    Insajderi
    02 August 2023 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka arrestuar një person për përfshirje në veprën penale ‘‘falsifikim i dokumenteve”, i cili dyshohet se bashkë me persona tjerë kanë bartur pronësinë dhe aksionet e një kompanie, në mënyrë të kundërligjshme.

    Sipas njoftimit të Policisë, persona të dyshuar përmes dokumenteve të falsifikuara të paraqitura në Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, në mënyrë të kundërligjshme dhe pa pëlqimin e viktimës, i kanë bartur pronësinë dhe aksionet e kompanisë te një person tjetër.

    Vlera e aksioneve, apo kapitali i kësaj kompanie sipas personit që e ka denoncuar rastin është disa milionë euro.

    Si rezultat i hetimit, është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Policia në koordinim me prokurorinë kompetente, kanë ndërmarr veprime hetimore, janë siguruar prova dhe dëshmi të dokumenteve të falsifikuara siç janë: një autorizim, një vendim për ndryshim të statutit të biznesit dhe një kontrate për falje të aksioneve, me të cilat është bërë edhe ndryshimi i pronësisë dhe aksionarit të këtij biznesi.

    Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari M.A., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) në prezencë të avokatit mbrojtës.

    Pas përfundimit dhe sigurimit të provave dhe dëshmive është iniciuar rasti ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.’, thuhet në njoftimin e Policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark