×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet një i mitur në Vushtrri, kërcënoi bashkëmoshatarin e tij

    Insajderi
    27 September 2023 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar një i mitur pasi që dyshohet se ka kërcënuar më mjetë të mprehtë (thikë) bashkëmoshatarin e tij duke i kërkuar para.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën në Vushtrri.

    “Në orët e mbrëmjes se datës 26 shtator 2023, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “detyrim“.

    Arrestimi i të dyshuarit i moshës së mitur është bërë mbi dyshime dhe prova të siguruara se rreth orës 18:30, në parkun e qytetit në Vushtrri, i dyshuari nën  kërcënimin e mjetit të ftoftë (thikë) ka kërkuar para nga viktima i moshës se mitur”, thuhet në raport.

    Po ashtu siç thuhet në raport, në cilësi të provës materiale është konfiskuar mjeti i ftoftë (thika).

    Ndërkaq, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i  është shqiptuar masa e ndalimit  për 24 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark